E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Fitorja jonë më 23 qershor nis nga Kukësi dhe do të përshkojë të gjithë Shqipërinë

hasan halilajKryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim në Kukës ku u anëtarësuan te kjo forcë politike edhe 300 anëtarë të tjerë.

Meta i dorëzoi dokumentin e anëtarësisë edhe kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, i cili pak ditë më parë deklaroi bashkimin e tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Është një kënaqësi e madhe që jam sot në qytetin e Kukësit, që jam me kaq shumë të rinj dhe të reja. Dhe jemi këtu për të sjellë më shumë shpresë dhe besim tek rinia dhe i gjithë komuniteti i Kukësit për një të ardhme më të mirë dhe për të ecur më shpejt në rrugën e punësimit dhe të mirëqenies për të gjitha familjet kuksiane. Për të krijuar kushtet më të mira për arsimimin e fëmijëve të Kukësit dhe të rinjve të Kukësit. Por sidomos për të luftuar varfërinë përmes nxitjes dhe programeve të punësimit. Kur isha herën e fundit në Kukës mësova një fakt që do ta kisha vështirë ta besoja, se nga viti 2009 kur është inauguruar Rruga e Kombit dhe deri tani problemet ekonomike dhe sociale në Kukës në vend që të reduktoheshin janë shtuar. Prandaj besoj se Kukësi i ka kryer detyrimet e veta me kohë me PD-në dhe është ajo që i është borxhlie Kukësit dhe kuksianëve dhe jo ju. Prandaj besoj se alternativa jonë jep shpresë dhe jep zgjidhje përmes programit për punësimin edhe për popullin e Kukësit dhe sidomos për të rinjtë dhe të rejat e Kukësit, tha Meta.

Meta përshëndeti ardhjen në LSI të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, në LSI dhe garantoi se LSI do ti japë mbështetjen e duhur atij për të mbajtur premtimet e dhëna për zhvillimin e Kukësit. Ndaj ne do të punojmë të gjithë së bashku pas 23 qershorit në mënyrë që Kukësi të ecë më shpejt në rrugën e progresit ekonomik dhe social, në rrugën e punësimit, përfundoi fjalën e tij Meta.

Kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Qarkun Kukës, Apostol Goçi në fjalën e tij deklaroi se është nder dhe mirënjohje për mua pjesëmarrja juaj në këtë takim. Ju sot po kryeni një festë konfirmimi për fitoren e LSI-së dhe Ilir Metës. Jeni bërë pjesë e një armate të re fituesish. Unë ju brohoras ju sot sepse shoh në fytyrat e juaja rreshtimin me palën e përhershme të fituesve. Sepse të jesh dhe të rreshtohesh krah Ilir Metës do të thotë të kesh përftuar mendësinë e të qenit fitues.

Anëtari më i ri në LSI, kryetari i Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj, deklaroi se kohët e fundit, unë kam ndërmarrë një iniciativë, ku kam lëvizur nga Partia Demokratike dhe kam mbështetur LSI-në me bindje të plotë që unë të jem korrekt me qytetarët dhe me banorët e Kukësit. Besoj shumë tek lidershipi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, tek kryetari i saj, z. Ilir Meta, i cili është një person dhe një figurë që di të mbajë premtimet e duhura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›