Turqit sfidojnë urdhrat e kryeministrit me tango e maska gazi (FOTO)
Lideri turk, Recep Tayyip Erdogan i ka quajtur Europën dhe Amerikën hipokrite, pas kritikave që iu adresuan atij për përdorim të tepruar të dhunës policore.
Ndërkohë, protestuesit kanë vazhduar të dalin në rrugë, duke sfiduar kryeministrin dhe duke kërcyer tango me maska gazi në fytyrë.
Kryeministri turk deklaroi në një konferencë për marrëdhëniet BE- Turqi se metodat që ka përdorur policia në Turqi nuk ndryshojnë shumë nga ato që përdoren në SHBA dhe Britani të Madhe.
Madje ai tha se demokracia turke është superiore në krahasim edhe me disa shtete të BE.
Ndërkohë është zbuluar se kush është Zonja me të kuqe, që u bë simbol i protestave në Turqi.
Ajo është Ceyda Sungar, lektore në Universitetin Teknik të Stambollit.
Ajo ka thënë se nuk ndjehet mirë me famën që ka fituar, ndërsa shtoi se nuk ka dëshirë që të jetë simbol i lëvizjes.
Ka pasur shumë njerëz në park, të cilët u spërkatën me gaz lotsjellës. Nuk ka ndonjë ndryshim mes tyre dhe meje, tha ajo./ep

Ceyda Sungar




