E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Fitorja ne Bashkine e Durresit do te jete e papermbajtshme

Ilir Meta ne Durres

Durres 12 prill 2011 NOA- Update Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta pasditen e sotme celi fushaten elektorale ne qytetin e Durresit duke theksuar se Durresi meriton me shume.

Gjate fjales se tij ia u shpreh se Fitorja ne Bashkine e Durresit do te jete e papermbajtshme sepse Durresi ka potenciale te jashtezakonshme per tu zhvilluar me shpejt sepse Durresi ka ende probleme te rendesishme sociale qe duhen zgjidhur dhe qe kerkojne nje kryetar bashkie qe te vere te paret qytetaret dhe jo sherret politike. Rezultatin me te deshperuar aleanca e betonit do ta perjetoje ne Durres sepse Durresi ka nevoje per nje kryetar qe te bashkeqeverise me te gjithe qytetaret e tij dhe jo per nje kryetar qe pa vetem punet e tij gjate ketij mandati.

Nder te tjera Meta tha se ne me shume se nje vit kryetari i bashkise ne ikje u lodh duke derguar punonjesit e administrates se Bashkise Durres ne Tirane qe te pengonte liberalizmin e vizave.

Por tha ai vizat u hoqen dhe u garantua levizja e lire te gjithe qytetareve Durrsake e shqiptare pa u diskriminuar asnje.

Kreu i LSI-se shprehu bindjen se ne 8 maj duke votuar per Ferdinand Xhaferraj dhe koalicionin Aleance per qytetarin Durrsaket votojne per nje projekt i cili ve te parin qytetarin e Durresit.

Ai tha se be kete projekt prioritet do te jete punesimi dhe kjo do te behet ne saje te bashkepunimit me qeverine per te luftuar papunesine per te hapur vende te reja pune ne dobi te mireqenies se komunitetit.

Gjate hapjes se fushates Meta ishte i shoqeruar nga deputeti Lefter Koka dhe Prefekti Genci Alizoti.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeMeta Ferdinand Xhaferri dhe LSI alternativa e punesimit te DurrsakevePacolli Meta ka dhene kontribut per KosovenMeta Kandidatet e koalicionit projekte konkrete per Tiranen Prekja e votes do te sjelle debimin e qeverisePer nje drejtim te ri te Vlores Lidhjehap fushaten ne Durres Ilir Meta kryetar qe te bashkeqeverise kryetari i LSI-se Lefter Koka. meriton me shume Prefekti Genci Alizoti vende te reja pune

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›