Rama Vota e 8 majit fatura qe do paguaj qeveria per genjeshtrat dhe papunesine

Tirane 12 prill 2011 NOA- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate pasdites se sotme u ndal ne njesine numer 8 ne kryeqytet per te prezantuar kandidatin e kesaj minibashkie Sadi Vorpsi.
Gjate fjales se mbajtur para qytetareve Rama tha Ja ku e keni Sadi Vorpsin pa teser partie me teser qytetarie.
Gjate takimeve qe zhvilloi me banoret tregtaret dhe te vetepunesuarit kreu i bashkise se kryeqytetit tha se do krijohen me shume lehtesira per biznesin Te gjithe duhet ta dine dhe sidomos per biznesmenet e vegjel se mesatarisht 1 milion leke i paguan nje biznes bashkise ne vit 4 milione ja merr qeveria me TVSH me tatim fitimi tatim mbi rrogat. Vetem per mirembajtjen e kases qe kane vene tani i marrin biznesit me shume sesa per pastrimin e Tiranes gjate gjithe vitit. E kuptoni se ku kemi rene Vetem dy taksa per biznesin. Taksa e biznesit te vogel dhe taksa e pastrimit e gjelberimit. Asnje gje tjeter. Gjithe te tjerat kur te vijme ne ne pushtet do ti heqim.
Me tej tha se ai tha se ne 8 maj qytetaret do te ndeshkojne keqqeverisjen me vote.
Sipas tij kjo vote duhet te jete nje fature per qeverine qe ka shtuar papunesine varferine per shtrenjtimin e jeteses taksat e larta per te gjitha.
Rama tha se tashme qytetaret jane ngopur me genjeshtrat e qeverise dhe me demagogjine boshe te saj qe nga njera ane thote po rris rrogat e pensionet e ne anen tjeter cmimet rriten shumefish me teper.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeTopalli ne Kukes Rama ti smund ti kthesh dot zgjedhjet lokale ne zgjedhje politikeRama Ne 8 maj vota juaj i hap lufte papunesise e varferise VIDEOPlagoset me thike 18-vjecari pak para takimit elektoralBerisha Lezha dhe Shengjini do te njohin madheshti turistikeDoda Rama po rrezikon jeten e femijeve LidhjeBashkia edi rama genjeshtra me shume qeveria njesia numer 8 papunesi prezanton kandidatin Sadi Vorpsi takim me banoret taksa tatim mbi rrogat