E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Gaiani: Angazhohen për të çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve

TIRANE - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shprehu të marten, pas një takimi me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, vullnetin dhe gadishmërinë për të çuar përpara marrëdhëniet me Italinë, të cilat ai i vlerësoi si të shkëlqyera.

"Shpreh vullnetin dhe gadishmërinë në emër të Kuvendit për t'i çuar përpara marrëdhëniet e shkëlqyera me Italinë në të gjitha fushat. Italia ka qenë dhe do të jetë partner shumë i rëndësishëm startegjik për Shqipërinë. Është dhe do të jetë avokate e shkëlqyer e Shqipërisë në Bashkimin Europian", deklaroi Meta.

Ne ndamë mendjen e përbashkët, tha Meta se, Parlamenti ynë e Parlamenti e Senati italian mund të bëjnë akoma më shumë, për t'i dhënë një nivel edhe më të lartë marrëdhënieve tona të gjithanshme. "Marrëdhëniet mes dy vendeve gjatë katër viteve do të njohin një progres akoma më të madh, akoma më konkret në të gjitha drejtimet, sidomos ato strategjike", deklaroi Meta.

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani ritheksoi mbështetjen e qeverisë italiane për vendin tonë. "Suksese kryetarit në detyrën e tij dhe e ritheksoj mbështetjen që do të japë qeveria italiane Shqipërisë dhe Kuvendit", deklaroi Gaiani.

Kemi diskutuar edhe rreth thellimit të marrëdhënieve midis Parlamentit shqiptar dhe atij italian, vijoi ai, si dhe kemi biseduar rreth mënyrës se si Italia mund të ndihmojë Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, një gjë kjo e rëndësishme edhe për Italinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›