'Ekonomiku' në protestë, policia pezullon punimet për 2 objektet pranë fakultetit
TIRANË- Pezullohen punimet për 2 objektet në ndërtim pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës. Policia e Shtetit ndërhyri mesditën e sotme, pasi studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë prej disa ditësh pezulluan mësimin në shenjë protestë, kundër objekteve që po ndërtoheshin pranë godinës ekzistuese ku studentët prej vitesh studiojnë.
Zv/rektori i fakultetit pas pezullimit të ndërtimeve, e cilësoi të drejtë ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. “Siç e shikojmë dhe nga pezullimi është Policia e Shtetit. Ne besojmë se Policia e Shtetit ka të drejtën ligjore për të marrë këtë veprim dhe ne e mbështesim”, tha ai.
Përfaqësuesi i këshillit studentor, teksa ka falënderuar pedagogët dhe studentët për mbështetjen e çështjes, tha se “presin zgjidhje përfundimtare”.
Sa i takon rifillimit të procesit mësimor, dekani Sulo Haderi tha se vendimi për pezullimin e mësimit ishte kolegjial ndaj dekanati sot mblidhet për një vendim të dytë.
Nga ana tjetër administratori i objekteve pretendon se ka marrë leje për zhvillimin e pronës së tij dhe me vendimin e ndërmjetëm që gjykatat ka dhënë ai e ka ndërtuar pronën. Por sërish gjyqi vijon me Rektoratin e Tiranës për lejen e ndërtimit që ky objekt ka marrë dhe që mban vitin 2004.
(e.m/BalkanWeb)