Meta-Gjykates se Larte Hetim te plote per videon
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i kërkon Gjykatës së Lartë të hetojë çështjen e “video-përgjimit” në mënyrë të plotë, pasi ai heq dorë nga njëra prej kërkesave të tij paraprake, të bërë të njohura në seancën e parë gjyqësore të datës 20.06.2011.
Pritet që kërkesa që Meta i parashtron Gjykatës së Lartë të dorëzohet pranë këtij organi sot, nga dy avokatët e tij. Pjesa e kërkesës që Meta heq dorë është faqja 1 deri në 5, ku kërkohet pavlefshmëria e hetimeve, pasi është kryer jashtë afateve procedurale. Pra Meta, heq dorë nga kërkesa për pavlefshmërinë e veprimeve hetimore.
“Në tërësinë e kërkesave paraprake kemi ngritur disa probleme që në interpretimin tonë të ligjes procedurale do duhej të produktonin pavlefshmëri të veprimeve hetimore të organit procedues. Të detyruar nga kërkesa e vendosur e të mbrojturit prej nesh, zotit Ilir Meta si dhe mbi motivin e lartë shtytës të zhvillimit të një procesi gjyqësor të plotë, debatues dhe me fuqi jo vetëm nxjerrjen e së vërtetës, por edhe certifikimin e saj, deklarojmë se heqim dorë nga pjesa e parë e kërkesave paraprake e konkretisht nga :
Deklarimi i pavlefshëm i kryerjes së veprimeve hetimore jashtë afateve procedurale dhe pa respektuar veshjen imunitare të subjektit që procedohet”, thuhet në kërkesën e 2 avokatëve të Metës, Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja.
Avokatët sqarojnë se tërheqja e pjesshme e Metës vjen për arsye se ai nuk do që kjo çështje të zgjidhet thjesht proceduarialisht.
Udhëtonte me biçikletë, e aksidenton makina për vdekje