E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatet e Metes Do paraqesim prova per pavlefshmeri te videos

Avokatët e ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, kanë dorëzuar pranë Gjykatës së Lartë, kërkesën për pavlefshmëri proceduriale të akteve të prokurorisë ndaj tij.

“Kërkesa paraqitet për të shpejtuar gjykimin si edhe për pavlefshmëri të videos”, thanë ata.

Duke shtuar se do të paraqesin prova për manipulimin e dosjes, por edhe për manipulimin e videos.

Ndërkaq, bëhet me dije se seanca e radhës do zhvillohet në datën 11 korrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›