Meta: Greqia përshpejtim për integrimin në BE
“Ju e dini tashmë se në Greqi është një qeveri e re, e cila ka promovuar një axhentë tepër të rëndësishme për të përshpejtuar integrimin e vendeve tona në Bashkimin Evropian, deri më 2014, që përkon me 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore”, theksoi Meta gjatë konferencës për shtyp.
Sipas Metës, bazat e progresit të vendeve tona drejt Bashkimit Evropian janë hedhur në samitin e Selanikut. Numri dy i qeverisë shqiptare tha gjithashtu se kriteret e liberalizimit të vizave janë plotësuar tashmë dhe se shpresonte ky proces të mbyllej vitin e ardhshëm.
Një tjetër e diskutuar me zyrtarin e lartë grek ishte për emigrantët shqiptarë në Greqi, ku ministri i Jashtëm shqiptar ka kërkuar integrim të plotë të tyre në jetën sociale si dhe lëvizjes pa pengesa. Nga e tij, Droutsas ka kërkuar edhe një herë tjetër respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
“Komuniteti grek në Shqipëri përbën urë miqësie midis dy vendeve, ashtu sikurse edhe emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilat punojnë për një jetë më të mirë”, tha zëvendësministri i Jashtëm grek. Ai bëri të ditur gjithashtu, se vendi i tij tashmë ka propozuar një rezolutë për përshpejtimin e integrimit të vendeve të rajonit.
“Çështja kryesore që diskutuam ishte prespektiva evropiane, si e vendit tuaj ashtu edhe e vendeve të tjera të rajonit. Por mendoj se përpara këtij integrimi ka nevojë për përmirësime të mëtejshme”, deklaroi ai.