E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Gruaja rol jetik ne politike

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur pasditen e së mërkurës konventën e gruas, për të shpallur kandidaturat për reformimin e LGI-së.

I pranishëm në këtë eveniment ka qenë kryetari Ilir Meta, i cili e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm angazhimin e gruas në politikë.

“Kush merret me politikë duhet të rezatojë përgjegjshmëri”, ka deklaruar Meta, i cili ka vlerësuar iniciativën për të ripërtërirë Lëvizjen e Gruas për Integrim.

“Përpjekjet për ristrukturimin e LGI-së duhet të nxjerrin në pah aftësitë e femrës. Angazhimi i gruas në politikë është diçka me rëndësi. Ai duhet të ndikojë edhe në marrjen e statusit të kandidatit”, ka thënë Meta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›