E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Heqja e imunitetit, hap i mirëpritur – të miratohet reforma parlamentare dhe ligji për Gjykatën e Lartë

19-09-2012 / Gazeta 55

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim Ilir Meta ka përshëndetur sot konsensusin e deputetëve në parlament për heqjen e imunitetit, pavarësisht se e ka quajtur të vonuar.
“Çdo gjë mund të realizohet, edhe pse për fat të keq me vonesë votimi i djeshëm ishte një hap i kërkuar si nga qytetarët tanë dhe nga partnerët evropianë”- deklaroi kreu i LSI-së, i cili shtoi se ky hap nuk duhet të mbetet i pashoqëruar në javët e ardhshme edhe hapa të tjerë imediatë, siç janë mbyllja e reformës parlamentare dhe ligji për gjykatën e Lartë, si edhe iniciativa të tjera që dëshmojnë se ekziston vullneti për to dhe për të plotësuar 12 prioritetet dhe të gjitha angazhimet e procesit të integrimit.
“Theksojmë rëndësinë e kohës dhe ecurinë se kjo do ndihmonte në maksimizimin e shanseve dhe mundësive për konsiderimin e marrjes së statusit kandidat”- apeloi Meta.
I pyetur për qëndrimin e forcës që ai drejton në abstenimin e ligjit për lirimin e banesave të ish-pronarëve ai kreu i LSI-së sqaron se ky vendim erdhi pas mosmarrjes në konsideratë të kërkesës për të vijuar dialogun dhe që sipas tij ky ishte një qëndrim normal.
“Ky vendim erdhi pas mosmarrjes në konsideratë të kërkesës sonë për të vijuar dialogun, në mënyrë që jo vetëm të jepej një zgjidhje për kthimin pronave të zëna me qera pronarëve të ligjshëm, po edhe për të evituar një diskriminim ndaj qytetarëve, që jo për faj të tyre, por të sistemit të kaluar të dalin në rrugë të madhe”.
Gjithashtu Meta ka theksuar edhe njëherë kontributin e LSI-së për një KQZ sa më të pavarur, sa më përfaqësuese, që të justifikojë atë iniciativë ndryshimi, në mënyrë që të shtohen garancitë për zgjedhjet e ardhshme.
Ndërsa i pyetur për koalicionin me Partinë Demokratike kreu i LSI-së u shpreh se koalicioni PD-LSI ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›