E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, goditi me grushtë gjyqtarin, arrestohet avokati

Dhuna e pazakontë gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, ka cuar në pranga një avokat të këtij qyteti. Avokati Bujar Dyrmishi, është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi paraditen e së mërkurës ka goditur me grushtë gjyqtarin Xheladin Karkini, në zyrën e tij.
 

Fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal, që më pas ka degjeneruar dhe në konfrontim fizik mes togave të zeza, pasi gjyqtari ka refuzuar ti japë avokatit një dosje, të kërkuar prej tij lidhur me një seancë gjyqësore, pjese e të cilët ishin të dy funksionarët.

Lidhur me incidentin Dhoma e Avokatëve në Elbasan ka paralajmëruar protesta gjatë të enjtes, pasi sipas tyre arrestimi i kolegut, Bujar Dyrmyshi, është i padrejtë. Në mbrojtje të këtij qëndrimi avokatët në Elbasan kanë deklaruar se do bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore të ditës së nesërme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›