E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: “Heqja e imunitetit, të gjithë të barabartë para ligjit”

13-04-2012 / Gazeta 55

Vlorë, kreu i LSI-së, Ilir Meta ndjek punimet e Konferencës Zgjedhore të LRI-së  


Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka marrë pjesë dje në Konferencën Zgjedhore të LRI-së në qytetin e Vlorës. Konventa Zgjedhore e Lëvizjes Rinore për Integrim zgjodhi një strukturë drejtuese për të punuar në përgatitjen e zgjedhjeve për kreun e kësaj strukture në qytetin e Vlorës. Gjatë fjalës përshëndetëse pasi falënderoj dhe vlerësoj punën e shkëlqyer nga strukturat e LRI-së në këtë qytet, Meta është shprehur entuziast për suksesin që LSI-ja do të ketë fal kontributit të çmuar të tyre në zgjedhjet e 2013. Duke vazhduar në këtë kontekst, Meta ka përshëndetur dhe punën e bërë për anëtarësimet e reja në LSI. Vetëm për një periudhë të shkurtër, nga momenti i fillimit të punës për ristrukturimin e strukturave drejtuese janë anëtarësuar mbi një mije të rinj dhe të reja në strukturat e LSI-së. ga Vlora kreu i LSI-së apeloi për realizimin e reformave në mënyrë që anëtarësimi në BE të jetë sa më i afërt. “Për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë nuk ka nevojë të vijë në Vlorë, as qeveria me kuaj dhe as opozita me gomerë. Shqipëria ka nevojë për mesazhe që e përbashkojnë atë, për mesazhe optimiste për të ardhmen. Sot shqiptarët lëvizin pa viza. E vetmja rrugë është të votohen reformat për BE, është koha që të tregojmë se kemi mësuar nga historia jonë duke filluar me Skënderbeun e me radhë, por të kemi parasysh se Shqipëria dhe Vlora nuk kanë më asnjë minutë për të humbur, për të ndërtuar një të ardhme, ndaj është koha që ti përgjigjen thirrjes së komunitetit Europian dhe LSI që deputetët të lënë imunitetin dhe të jenë të barabartë me të gjithë”, u shpreh Meta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›