E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Jemi kunder ndryshimit te kufijve

Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise, Ilir Meta perfundon viziten zyrtare dy ditore ne Maqedoni. Ne nje interviste dhene BBC-se zoti Meta tha se dy vendet kane vizion te njejte per sa i perket integrimit te plote euroatlantik te dy vendeve fqinje. Ai paralajmeron intensifikimin e punimeve nga te dyja palet per zbatimin e projektit te Korridorit te Tete, nderkohe qe shprehu shpresen se autoritetet maqedonase do te zbatojne ne teresi Marreveshjen e Ohrit.
Cili eshte vleresimi juaj per marredheniet Shqiperi-Maqedoni?
Keto marredhenie jane teper solide, te konsoliduara tashme prej dy dekadash, jane marredhenie te vendeve qe ndajne te njejtin vizion dhe aspirate per te qene me te drejta te plota, pjese e komunitetit euroatlantik. Ne kete drejtim, marredheniet tona shenojne progres te vazhdueshem. Kemi rene dakord per te konkretizuar drejtimet tjera te ketyre marredhenieve ne menyre qe te shtohen me tej shkembimet ekonomike dhe tregtare, por njekohesisht te modernizohet me shume infrastruktura qe bashkon dy vendet, por dhe infrastruktura midis dy vendeve qe ka nje funksion me te rendesishem rajonal.
Kur eshte fjala per infrastrukturen, zoti Meta, ka vite qe po flitet per Korridorin e Tete qe lidh edhe Maqedonine me Shqiperine, por fitohet pershtypja se vec fjaleve nuk eshte bere dicka me konkrete. Cili eshte mendimi juaj?
Pikerisht per Korridorin Tete kemi folur dhe kemi marre angazhime te rendesishme ne menyre qe te konkretizohen disa elemente te rendesishem qe nga nderlidhja hekurudhore midis dy vendeve, e cila mungon, e deri tek aspektet tjera te ketij korridori per te cilat kemi rene dakord qe te forcojme bashkepunimin edhe me Italine, Bullgarine dhe me vendet tjera.
Zgjidhja e problemeve bilaterale ne Evropen Juglindore nuk qendron ne politikat irracionale per krijimin e kufijve, por ne bashkepunimin rajonal ne te cilin kufijte nuk do te jene te rendesishem". Ky eshte konstatimi i bere publik pas bisedimeve qe keni zhvilluar me homologun tuaj maqedonas, zotin Milloshoski. Sa eshte shqetesuese kjo ceshtje?
Ende degjohen zera per ndryshime kufijsh, per shkembime territoresh, pavaresisht se jane te izoluar dhe nuk e dominojne klimen e pergjithshme pro-evropiane qe ekziston ne rajonin tone, prandaj kemi ritheksuar se prioritet i vendeve te rajonit tone nuk mund te jete kurrsesi ndryshimi i kufijve, por heqja e tyre, heqja e barrierave qe pengojne bashkimin e njerezve, bashkimin e popujve dhe njekohesisht bashkimin me Evropen.
Homologu i juaj maqedonas, Milloshoski, jo me larg se dy dite me pare, ne Bruksel ka deklaruar lidhur me zgjerimin e BE-se se, po e citoj, Islanda ka fat qe ka fqinj me te mire se Maqedonia. Ju zoti Meta, cfare mendoni, a do te tejkalohet per se shpejti ky pesimizem i zotit Milloshoski, gjithnje duke marre parasysh bashkepunimin rajonal qe emertohet si nje nder faktoret kryesore per integrimin euroatlantik te vendeve te rajonit?
Edhe ne takimet e zhvilluara me udheheqesit me te larte te vendit dhe me drejtues te partive kryesore politike, ketu ne Shkup dhe ne Tetove, kam fituar pershtypjen se ekziston nje besim se vendi i Maqedonise eshte pikerisht ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian, dhe kjo eshte nje perspektive e afert. Ne kete drejtim, pavaresisht nga veshtiresi te caktuara, duket se ka vullnet per t'u zgjidhur edhe probleme qe ende jane ne tryeze dhe qe duhet t'i perkasin te kaluares.
Gjate qendrimit ne Shkup ju keni riafirmuar qendrimin e Tiranes zyrtare per venien ne jete te Marreveshjes se Ohrit. Zoti Meta, fitohet pershtypja se faktori politik shqiptar atje nuk eshte gjithaq i kenaqur me zbatimin e saj. Cili eshte mendimi juaj?
Ne besojme se Marreveshja e Ohrit ka luajtur nje rol te rendesishem ne stabilizimin e situates politike ne Maqedoni dhe ne progresin qe ajo ka bere gjate ketyre gati nente viteve drejt NATO-s dhe BE-se. Natyrisht, une kam theksuar se eshte e rendesishme te kemi nje zbatim te plote dhe efikas te kesaj marreveshje dhe ne besojme dhe deshirojme qe te shikojme nje bashkepunim te vazhdueshem dhe te ngushte midis forcave politike shqiptare dhe autoriteteve maqedonase ne menyre qe kjo marreveshje te respektohet dhe te implementohet ne menyre rigoroze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›