E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertet: Kushtetuesja, po zhduket koncepti i mandatit Rozeta Rapushi

Te gjithe kunder Presidentit Bamir Topi, per faktin se nuk ka dekretuar ende Kryetarin e Gjykates Kushtetuese. Jo vetem deputete te djathte, por edhe konstitucionaliste, juriste, ish krere te gjykatave te larta, u shprehen dje, se Presidenti Topi, duhet ta dekretoje pa humbur kohe, kreun e ketij institucioni, i cili sipas tyre eshte i bllokuar. Nderkohe qe deputeti demokrat, Viktor Gumi ka shkuar me tej teksa eshte shprehur se “me kete vakum te krijuar nga Kushtetuesja ne zgjedhjen e kryetarit dhe te anetareve te saj, po zhduket koncepti i mandatit, duke qene tashme pa kufizim”. Ne te njejten linje ka qene dhe Thimio Kondi. “Eshte e pajustifikueshme qe Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese, te mbeten pa kryetare. Duhet te zgjidhet kreu i Kushtetuese, nje gjyqtar me eksperience te madhe, i mire dhe mundesisht nga sfera akademike”, tha ish kreu i Gjykates se Larte, Thimio Kondi. Sipas tij, shtyrja e emerimit nga kreu i shtetit, per kryetarin e Kushtetueses per ne shtator, per shkak te mungeses se anetareve ne kete institucion, eshte e pavlere, ne nje kohe kur kater prej tyre u ka perfunduar mandati kushtetues. Ish-kryetari i Gjykates se Larte Thimio sjell per analogji rastin e tij kur ne 4 qershor te vitit 2008, u largua nga detyra e kryegjyqtarit te larte per shkak te perfundimit te mandatit te tij kushtetues. Nderkohe qe konstitucionalisti Luan Omari, shprehet se pa kryetar juridik, puna ne Kushtetuese mund te quhet pa frike e bllokuar. “Ne fakt Gjykata Kushtetuese bllokohet, pa kryetar. Ligji organik i Gjykates Kushtetuese, parashikon qe kryetari i Gjykates Kushtetuese duhet zevendesuar, nuk parashikon se ai qendron ne detyre derisa te zevendesohet”, u shpreh dje Omari per mediat. Me kritike, deputetet demokrate, vijuan akuzat ndaj kreut te shtetit, Bamir Topi, se po shkel hapur kushtetuten duke mos dekretuar kryetarit Gjykates Kushtetuese. Pas deputetit, Eduard Halimi, dje ishin ish ministrat e drejtesise, Viktor Gumi dhe Enkelejd Alibeaj, ata qe e perseriten qendrimin se Presidenti Topi, po shkel kushtetuten. “Ligji themelor, Kushtetuta, nuk e detyron presidentin te zgjedhe mes 9 anetareve, Kryetarin e Gjykates Kushtetuese. Cfare nenkupton, se ai mund ta kishte zgjedhur kreun e ri dhe nder pese gjyqtaret me mandat. Mandati kushtetues 3-vjecar i kryetarit te Gjykates Kushtetuese, perfundoi ne 4 qershor te 2010”, permendi Gumi, duke denoncuar serish si shkelje te kushtetutes, indiferencen e Topit, per te dekretuar emrin e kreut te kushtetueses. Ndersa ish Alibeaj, denoncoi si te jashteligjshem, qendrimin ende ne detyre te Vladimir Kristos, si kryetar i Gjykates Kushtetuese. “Ligji nuk thote dhe nuk ben asnje parashikim qe nese nuk zgjidhet kryetari, nuk procedohet me zgjedhjet e nje anetari te ri, te mund te vazhdoje kryetari ne detyre. Praktikisht, me kalimin e ketij mandati nuk ka me kryetar te Gjykates Kushtetuese jo vetem formalisht, por dhe substancialisht”, tha Alibeaj. Sipas tij, kryetari i ri mund te zgjidhet nga secili prej nente anetareve sepse ligji thote, mandati kryetarit eshte brenda mandatit te anetarit. “Nuk ka asnje lloj vakuumi apo pamundesie per te zgjedhur me probabilitetin me te madh, midis nente anetareve. Gjithmone Gjykata Kushtetuese, ka nente anetare, me mandat te skaduar ose jo, ata vazhdojne te qendrojne ne detyre dhe kjo eshte zgjidhja ligjore”, vijoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›