E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Jo aleance me Edi Ramen per zgjedhjet e 2009

TIRANE - Ilir Meta ka mohuar ne menyre perfundimtare nje koalicion te mundshem mes LSI dhe PS per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Diferencat mes tyre, qendrimet e kunderta ne lidhje me principet e ndertimit te nje shtetit demokratik dhe te se drejtes, jane per Meten dhe shkaku i ketij vendimi perfundimtar, qe kane sjelle dhe refuzimin e nje aleance me Ramen. Nderkohe qe kreu i LSI nuk hodhi poshte mundesine e nje takimi mes tij dhe Rames, por vetem per te diskutuar ne lidhje me reformen zgjedhore. "Nuk mund te kete koalicione te thjeshta dhe koalicione te perbera. Por, ne gjykimin tim dhe te LSI, nga ajo qe kemi njohur deri tani, koalicionet e perbera nuk jane gje tjeter vecse koalicione te shperbera. Apo me thjesht, per ta kuptuar ne nje menyre me te thjeshte, koalicionet e perbera jane koalicione bishtash", ka qene reagimi i Metes ndaj interesimit te gazetareve ne lidhje me mundesine e nje koalicioni me Ramen. Duke u shprehur se dhe takimi mes krereve te grupeve parlamentare te PS dhe LSI, perkatesisht Leskaj dhe Xhufi ka qene vetem per reformen zgjedhore por dhe nje mundesi e fundit per Ramen, Meta ka shtuar se koalicionet e perbera nuk jane koalicione te ndertuar mbi principe dhe mbi vlera te perbashketa, mbi qellime te perbashketa politike, ashtu sikurse ndertohet cdo koalicion ne cdo vend demokratik. Per kryetarin e LSI, ende ekzistojne dallime te medha midis Levizjes Socialiste per Integrim dhe lidershipit te Partise Socialiste. "Theksoj, jo te Partise Socialiste, por lidershipit te saj. Dallimet jane shume me te medha pas 21 Prillit. Sepse, sot ne kemi dallime shume thelbesore, per te mos thene diametralisht te kunderta, lidhur me principet mbi te cilat organizohet dhe ndertohet nje shtet demokratik dhe i se drejtes. Por gjithashtu kemi dallime shume thelbesore edhe per sistemin e qeverisjes ne vendin tone", tha Meta. Kreu i LSI nuk ka munguar t'i rikthehet edhe njehere akuzes se tij ne drejtim te liderit te PS, Rama per bashkepunim me Berishen. Megjithese nuk perjashton mundesine e ndonje reflektimi t tij. Per te, nje frenim i lidershipit te Partise Socialiste nga ajo qe ka ndodhur deri tani midis tyre dhe Berishes, pra nje mosthellim i tyre ne cenimin e integritetit te votes se qytetareve shqiptare, do te ishte i mirepritur nga dhe ky eshte thelbi i perpjekjes se fundit te LSI ne kete drejtim. Ne te kundert, ata do t'i marrin pergjegjesite vete perpara gjithe shqiptareve, por edhe perpara atyre, te cilet i kane perkrahur apo vazhdojne t'i perkrahin. "Ne rast se ata do te reagojne ne menyre konstruktive, kjo do te ishte pozitive, ne radhe te pare per garantimin e zgjedhjeve te ndershme ne vend vitin e ardhshem, dhe se dyti padyshim per te perqendruar te gjitha fuqite e forcave opozitare, pavaresisht nga fakti qe do te kemi dy koalicione, ne zgjedhjet e ardhshme, ndaj Qeverisjes se deshtuar te Sali Berishes", tha dje Meta. Ndersa lidhur me ceshtjen e administrimit jo politik te zgjedhjeve te bere publike edhe nga ana e perfaqesuesve te Partise Socialiste ne media, Kreu i LSI ka nenvizuar se eshte nje iluzion teper shqetesues te mendosh se me Sali Berishen Kryeminister dhe pas ndryshimeve kushtetuese te bera, ku roli i tij eshte forcuar jashtezakonisht shume, te kete nje administrim te paanshem te zgjedhjeve nga segmente te administrates shteterore, pavaresisht se ne cilin sektor ato do te targetohen.

Meta: "Parkingjet, konsensus klientelist"

Meta ka deklaruar se parkingjet ne qender te kryeqytetit prishin hapesirat e gjelbra. Ai eshte shprehur i habitur ne lidhje me reagimin e zedhenesit te bashkise per nje vendim qeverie. "Ne jemi te detyruar dhe njekohesisht e bejme edhe me shume pergjegjesi detyren tone per te mbrojtur edhe ato pak hapesira te gjelberta qe i kane mbetur kryeqytetit, pas nje fushate te qarte betonizimi pa fund", tha Meta. Ai ka nenvizuar se kjo eshte nje ceshtje shume komplekse dhe nuk mund te zgjidhet vetem me dy parkingje dhe vetem ne dy sheshet me kryesore te Tiranes. "Keto parkingje, nuk mund te jepen ne menyre klienteliste, qofte edhe kjo konsensuale, Qeveri-Bashki, pasi jane vertete dy nder sheshet me te rendesishme te Tiranes, e sidomos, nuk duhet te lejoje asnje qytetar i Tiranes, qe te cenohet parku "Rinia", tha Meta.

Koci: "Bashkohuni socialiste te vertete"

"Ne kushtet e krijuara pas sanksionimit te bashkeqeverisjes se vendit prej vellezerve Berisha jo vetem ne aktin e privatizimit te Kushtetutes me 21 Prill, por edhe me grabitjen e territorit publik te mbi e nentokes, socialistet e vertete ne LSI, PS, PSD, PDS etj duhet te bashkohen per te fituar zgjedhjet e ardhshme". Kjo ka qene deklarata e Kocit, sipas te cilit socialistet nepermjet ketij bashkimi do ta nxjerrin opoziten nga kapja dhe pushteti i vellezerve Berisha. "Socialistet nuk mund te vijne ne pushtet pa e nxjerre opoziten nga pushteti i Kryeministrit dhe vellait te tij ne PS. Shitja e Gerdecit, e Kushtetutes, e trojeve te ndertimit, etj, e kane kthyer nje pjese te opozites ne shtojce te PD", tha ai. Per te, shtatori eshte muaji parlamentar e politik i fillimit te sherimit moral, organizativ e institucional te socialisteve te vertete ne LSI,PS,PSD e PDS per te sjelle fitoren.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›