Meta: Kina, partnere e Shqipërisë në planin ekonomik
Zëvëndëskryeministri i Republikës Popullore te Kinës Deijang Zhang i cili ka mbëritur në vendin tonë në mesditë, në kuadër të vizitës treditore në Shqipëri i ka nisur takimet e tij me zëvendëskryeministrin e vendit njëkohësisht dhe Ministër i Jashtëm zotin Ilir Meta. Gjatë takimit mes dy përfaqësive janë nënshkruar gjashtë marrëveshje me karakter ekonomik. Në përfundim të nëshkrimeve Meta së bashku me Zhang kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Meta është shprehur se objekt i bisedimeve dy palëshe ka qenë forcimi i bashkëpunimit në fushën ekoniomike dhe tregtare. Po ashtu nga ana tjetër zëvendësministri kinez është shprehur i kënaqur për pjesëmarrjen e tij në Shqipëri në një periudhë që përkon me 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. Ndërsa ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme me karakter ekonomik me vendin tonë.
Takimet mes zvkryeministrit Kinez dhe autoriteteve më të larta të vendit tonë pritet të vijonë edhe në dy ditët e ardhme.
Takimet mes zvkryeministrit Kinez dhe autoriteteve më të larta të vendit tonë pritet të vijonë edhe në dy ditët e ardhme.