E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Orikum, kreu i bashkisë akuzon: Fshihen elementë destabilizues

Pas protestave të dhunshme të një ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Orikumit, Kanan Braho akuzon se pas saj u fshehën elementë të destabilizues të Partisë Socialiste.
Teksa sqaron situatën e krijuar ditën e hënë pas degjenerimit të protestës, Braho shprehet se pas saj u fshehën eksponentë të PS.
Pas protestave të dhunshme qyteza me rreth 20 mijë banorë duket se është kthyer në normalitet, por tensioni vazhdon të jetë i pranishëm.
Një ditë më parë, dhjetra banorë të Orikumit u përplasën me policinë në tentativë për të hequr rrethimin e truallit ku po ndërtohet një kompleks pallatesh banorët që pretendojnë pronësinë janë konfliktuar me forcat e policisë.
Protestat e përsëritura, ish punonjësit e ndërmarrjes bujqësore të Orikumit, i kanë shoqëruar edhe me bllokimin e punimeve të ndërtimeve që po kryhen në tokat që ata pretendojnë me ligjin 7501.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›