Meta: Konfliktet politike na kanë mbajtur larg BE- së
Tiranë- Gjatë manifestimit për zgjedhjen e kryetarit të LRI- së, Ilir Meta deklaroi se objektivi i politikës shqiptare duhet të jetë antarsimi në BE, prandaj ka kërkuar që aktorët politikë të largohen nga veprimet e mbrapshta.
Sipas tij Shqipëria tani duhet të ishte antare e BE- së, por shkak i mosantarsimit kanë qenë konfliktet mes partive politike.
Për shkak të një politike konfliktuale, imazhi i vendit është dëmtuar në mënyrë të padrejtë. Është koha ti përgjigjemi nivelit më të lartë që ka shoqëria jonë, që është meritë e brezit të të rinjve dhe të rejave shqiptarë. Projekti dhe motivi që duhet të bashkojë të gjithë shqiptarët është të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot 15 muaj nga dhjetori 2010 kur shqiptarët gëzuan mundësinë për të lëvizur pa viza rezultati është spektakolar, shqiptarët i respektuan detyrat e BE. Shqiptarët dinë jo vetëm të kërkojnë të drejta, por dhe të përmbushin detyrimet- tha Meta.
Më pas antarët e LRI- së votuan për kryetarin e ri midis dy kandidaturave, atë të Endrit Brahimllari dhe Klejdi Mehmetaj.