E Diel, 1 Nëntor 2026

Epidemia obstetrike, 15 milionë bebe lindën para kohe

Tiranë- Të dhënat e një raporti të fundit gjetën se 15 milionë foshnja të parakohshme lindin cçdo vit, ose më shumë se 1 në 10 në lindje botërore janë të tilla duke u shndërruar në një problem më të madh sesa ishte vlerësuar më herët.

Madje ekspertët thanë se kjo është një epidemi obstetrike kur vërehet se 1.1 milionë e këtyre të porsalindurve të brishtë vdesin si rezultat i lindjes së parakohshme dhe ata që mbijetojnë vuajnë aftësi të kufizuara gjatë gjithë jetës.

Sipas përfaqësueve të ‘Save the Chidren’ shumica e tyre kanë lindur në Afrikë dhe në Azi. Po ashtu SHBA-ja ka numrin më të madh të lindjeve para kohe, 1 në 8 foshnje lindin para kohe, një normë kjo më e lartë se në Evropë, Kanada, Australi apo Japoni. Madje dhe më negative se në vendet më pak të zhvilluara.

‘Të lindurit shumë shpejt është një vrasës i panjohur’- tha doktor Joy Lawn i ‘Save the Children’. Madje raporti tha se rreziku i vdekjeve për fëmijët e parakohshëm është 12 herë më i lartë në Afrikë sesa në Europë. Për shkak të kushteve të keqia dhe mungesës së infrastrukturës për trajtimin e tyre.

Botërisht, lindja e parakohshme nuk është shkaku krysor i vdekjes së fëmijëve që lindin më shpejt se 42 javë, por shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të fëmijëve nën 5 vjeç. ‘Këto fakte tregojnë se duhet një thirrje për veprim’- tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki- Moon në një deklaratë.

3/4 e vdekjeve mund të parandalohen duke shpërndarë disa trajtime jo të shtrenjta në vendet në nevojë, tha raporti. Duke shtuar se nevotijen antibiotikë për të luftuar infeksionet dhe krem antiseptik për të ndaluar infeksionet në kërthizë.

D.Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›