E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Kosova e Serbia, dialog institucional

Tiranë, 8 prill, NOA - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta kërkoi sot nga autoritet e Serbisë dhe Kosovës vendosjen e dialogut institucional, në mënyrë që të kontribuohet për vendosjen e një klime pozitive në interes të qytetarëve në Mitrovicë.

Shprehim mbështetjen tonë më të plotë në implementimin e strategjisë së veriut, që është e domosdoshme për forcimin më tej të bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe serbëve në shtetin e ri të Kosovës, tha Meta.

Deklarata e ministrit të Jashtëm u bë pas takimit me Kordinatorin e Qeverisë së Kosovës për strategjinë e Veriut, Ylber Hysa.

Hysa, në fjalën e tij për mediat u shpreh se qeveria e Kosovës ka hartuar një strategji për veriun. Kjo gjë sipas tij dëshmon vullnetit të mirë që ajo po tregon për integrimin e komunitetit serb në veri.

m.xh/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›