Operacioni Vesa, kapet 100 kilogramë drogë dhe arsenal armësh

Prishtinë, 8 Prill, NOA Rreth 100 kilogramë
drogë, një arsenal i vërtetë armësh dhe disa të arrestuar me shtetësi të
ndryshme është bilanci i një operacioni të zhvilluar ditën e sotme nga Policia
e Kosovës. Lajmi për një prej aksioneve më të mëdhenj në luftën
kundër trafiqeve konfirmohet nga Policia e Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar të
saj, informacionet mbi identitetit dhe personat e përfshirë në rrjetin e
trafikut do të bëhen të ditura gjatë orëve në vijim.
Operacioni i organizuar nga Policia e Kosovës, i koduar me emrin Vesa ka bërë të munduar kapjen e një rrjeti trafikantësh me anëtarë, jo vetëm nga Kosova, por dhe nga vende të tjera të rajonit.
Sipas njoftimit paraprak janë arrestuar; disa të dyshuar me shtetësi të ndryshme,rreth 100 kilogramë substancë narkotike, armë dhe municione, si dhe një automjet që shërbente për transportin e materialeve të jashtëligjshme.
Detajet e tjera për operacionit do të prezantohen në një konferencë për mediat në Prishtinë nga Baki Kelani, kapiten i policisë për informim në Policinë e Kosovës dhe nga Rexhep Fetahu drejtues në drejtorinë kundër krimit të organizuar. Po ashtu në konferencë do të jetë dhe Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës.
m.xh/NOA