E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Kosova e pavarur krijoi klime paqeje ne rajon, rezoluta nje sukses

Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, gjate fjales se tij ne Sesionin e 37-te te Keshillit te Ministrave te Jashtem te Organizates se Konferences Islamike mbajtur ne Dushanbe, Taxhikistan, i kushtoi nje vemendje te vecante edhe procesit te njohjeve te Republikes se Kosoves, si dhe zhvillimeve te fundit ne shtetin e ri. Duke iu drejtuar homologeve te tij te vendeve anetare te OKI-se, Meta vleresoi miratimin e Rezolutes "Mbi situaten ne Kosove", si nje deshmi te qarte te solidaritetit dhe angazhimit te sinqerte te Organizates se Konferences Islamike ne drejtim te vlerave te lirise dhe progresit. Gjithashtu, ai vuri ne dukje zhvillimet thelbesore qe kane ndodhur ne Kosove ne te gjitha drejtimet, duke vecuar konsolidimin e demokracise dhe shtetit te se drejtes. Ne kete kuader, kreu i diplomacise shqiptare theksoi pjesemarrjen e pakices serbe ne zgjedhjet e suksesshme vendore si dhe rolin funksional te EULEX-it ne te gjithe territorin e Kosoves, qe tashme eshte njohur prej 68 vendeve. Gjithashtu, ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise, vleresoi vendosjen e marredhenieve diplomatike mes Kosoves dhe te gjithe fqinjeve te saj, me perjashtim te Serbise, si nje fakt jetesor te realitetit te tanishem ne Ballkan dhe si nje domosdoshmeri per stabilitetin dhe sigurine rajonale. "Kosova e pavarur ka krijuar nje klime te re per paqen, stabilitetin dhe sigurine ne te gjithe rajonin",-tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›