PD: Rama kerkon pushtetin me dhune
Rozeta Rapushi
Partia Demokratike akuzoi dje se Kryetari i opozites, Edi Rama, per te marre pushtetin me dhune po ben cdo gje, nga protesta, greva e deri tek bllokimi i rrugeve. Deputeti demokrat, Edmond Spaho, u shpreh se bllokmenet e rinj dhe te vjeter, kerkojne pushtet me cdo kusht ne tavoline dhe me dhune. "Per te marre pushtetin, Rama nuk njeh zgjedhjet me te mira dhe shkel ligjin e demokracise. Per te marre pushtetin ne tavoline, Edvin Rama refuzon Prokurorine, qe ka instrumentet ne rast prove per te hapur kutite, dhe refuzon Kushtetuten. Ndersa per te marre pushtetin me dhune, Rama urdheron bllokimin e rrugeve, ndertimin barbar te kampingut te cuditshem, dhe paguan protestuesit me para ne dore", tha Spaho. Sipas tij, gjate ketyre diteve te fundit, per te mbuluar deshtimin dhe cudite e cadrave, Rama, te cilin Spaho nuk ngurroi ta quaje nje sadist, ne kundershtim me rregullat e greves, ka hapur se fundmi tenderin per greve me rrotacion. "Zoti Rama, ju njoftojme se interesat e tua egoiste personale, nuk do te bllokojne rrugen e Shqiperise drejt Evropes", beri thirrje Spaho. Ne te njejten linje edhe deputetja demokrate, Adriana Gjonaj tha se greva me rotacion, zgjidhja me e fundit e Rames per te vijuar greven, nuk eshte aspak serioze. "Edvin Kristaq Rama, pasi humbi zgjedhjet gjeti bojkotin, si politike te re. Por deputetet nuk i la pa pune. Ne fillim i punesoi si rojtare tek pallatet e Dashit. Me pas zbuloi se deputetet me maskat e zeza do te dukeshin me trendi. Pastaj, bllokmeneve te rinj iu kujtuan cadrat. Nje kamping ne bulevard, eshte padyshim nje performance e re", ironizoi Gjonaj. Ajo akuzoi se per te mbushur keto cadra, kreu i opozites dhe mbeshtetesit e tij kane derdhur jo pak para. Sipas deputetes se selise blu, me para ne dore, protestuesit dhe grevistet jane me te angazhuar dhe te gatshem per te vijuar greven e urise dhe per te bere rotacionin e atyre qe jane brenda. "Me studimet e fundit, Rama zbuloi se njeriu nuk ka nevoje as te ushqehet. Sic po e deshmojne tek cadrat edhe pas 18-diteve, ata ushqehen me frymen dhe eren e luleve te Edvinit, dhe jane "me te forte se kurre", shtoi Gjonaj.