Meta Kryesia vendosi mbylljen e koalicionit me PD Pranojme ftesen e PS

Kryesia e LSI ka zyrtarizuar bashkëpunimin me PS për zgjedhjet e 23 qershorit. Në mbledhjen e kryesisë u vendos dhe tërheqja nga qeveria e të gjithë përfaqësuesve të kësaj partie.
“Vlerësoj bashkëpunimin prej 4 vitesh me PD dhe kryetarin e saj, Sali Berisha. Gjatë koalicionit 4 vjeçar me PD kemi plotësuar një sërë reformash të rëndësishme për vendin. Sot Kryesia e LSI mori vendimin për ta mbyllur koalicionin me PD. Pranojmë ftesën e PS. Koalicioni parazgjedhor me PS bëhet pasi në vend kërkohet ekuilibër i ri politik”, vuri në dukje Meta.
Sipas tij, miratimi i 3 ligjeve është një çështje thelbësore dhe LSI do të bëjë gjithçka që ato të miratohen brenda këtij mandati qeverisës.
"Pranimi i kësaj ftesë do thotë angazhim për një dimension thelbësor, por edhe bashkëpunim politik dhe parësor për fitore të së majtës si e vetmja rrugë politike që mund të sjellë ekuilibrin e ri politik që ka nevojë forcimi i mëtejshëm i stabilitetit, por dhe rritje e një konsensusi më të gjerë të integrimit. Miratimi i 3 ligjeve që do ndihmonte marrjen e statusit brenda këtij viti është prioritet me kryesor dhe për ditët dhe javët në vijim dhe do bëjmë përpjekjet të realizohet brenda mandatit të këtij viti të parlamentit", deklaroi Meta.