E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI dëshiron zgjedhje të lira dhe të qeta

Pas takimit të mbajtur ditën e sotme ndërmjet kreut të Partisë Socialiste Edi Rama dhe ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, pjesë e axhendës ishte dhe takimi i mbajtur pak minuta më parë me kreun e LSI-së Ilir Meta.

Ndërsa 5 ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 8 majit, Meta ka shprehur vlerësimin e SHBA-së për zgjedhjet ndërsa ka cituar se procesi është i një rëndësie të vecantë, kjo në raport me rezultatin vendimtar. Më tej, kreu I LSI-së ka shprehur qartazi bashkëpunimin e kësaj force për zgjedhje të qeta.

Përpos thirrjeve të ndërkombëtarëve, Ambasadori amerikan Arvizu ka apeluar që partitë politike të angazhohen për një fushatë të qetë pa incidente dhe pa dhunë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›