E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Një votë, për pasionin e ndryshimit”

“ Tirana e sotme, ishte një ëndërr 10 vjet më parë”. Me anë të këtij citimi e nisi fjalimin kryesocialisti Edi Rama ndërsa prezanton platformën e kandidatëve të PS-së per te gjitha Bashkite, ne aktivitetin "Pakti Qytetar".
 

“Një votë, për të rilindur këtë ëndër me pasionin e ndryshimit”. Me anë të kësaj motoje, kreu i opozitës u ndal në zhvillimin dhe prioritetet që do ti jepen vendit.
 

“Sot kur kaq shumë është folur për zhvilim të qytetit dhe nga ana tjetër është stërkeq folur, për mënyrën sesi është ky zhvillim. Vlen të theksojmë se çfarë kanë kontribuar familjet e zakondshme të qytetit për të ardhur deri këtu. Kontributi që ata japin janë tre taksa: "Taksa e ndërtesës, e pastrimit dhe e gjelbërimit". Ne kemi mbjellë 55 mijë pemë më shumë”.
 

“Projekti i Tiranës nuk ndalet këtu, ku 550 lekë paguhen në muaj për shërbime dhe punë të mëdha dhe të gjithashtu shërbimet, ku një pensionist paguan 8.3 lek në muaj, në Tiranën tonë të bashkëjetesës, ku invalidët, tetra-paraplegjikë, paguajnë taksa zero”.

“Dëgjoni një familje të zakonshme kryeqytetase, i paguan qeverisë tatim mbi të ardhura, taksa konsumi, taksë televizori, pa përfshirë faturën për energjinë elektrike e me radhë, ndërsa bashkisë i paguan 550 lekë në muaj, qeverisë i paguan 70 herë më shumë. Ndërsa me taksat e bashkisë ndërtohet Tirana europiane, me vlerat që i paguhet qeverisë fitohet pasiguria në këmbim të qytetarëve të Tiranës për taksat” tha me tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›