Meta Me prane marrjes se statusit

Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi pas një takimi me përfaqësuesit e biznesit shqiptar se “jemi më afër marrjes së statusit të vendit kandidat pas miratimit në Kuvend të tre ligjeve”.
“Tani duhet mbarëvajtja e procesit zgjedhor më 23 qershor dhe i ftoj të gjithë të tregojnë përgjegjshmëri për standarte të larta dhe besoj se brenda dhjetorit do të merret statusi i vendit kandidat. Miratimi i tre ligjeve tregoi se gjithmonë mund të gjendet mundësia për kompromis. U dha një mesazh pozitiv për qytetarët shqiptarë dhe për faktorin ndërkombëtar”, deklaroi Meta, i cili shtoi se politikanët duhet të tregojnë një nivel më të lartë në debate dhe retorika. “Duhet treguar një nivel më i lartë si politikanë përderisa kërkojmë të marrim statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në BE. Unë besoj se janë të gjitha mundësitë që zgjedhjet të arrijnë standartet më të mira pavarësisht çështjes së KQZ-së”, shtoi kreu i LSI-së. / Top Channel