Rama Velipoja do te jete prioritet

Në turin e tij elektoral, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur në Velipojë, ku ka premtuar ngritjen e një agjencie kombëtare të bregdetit e cila do të merret me planifikimin dhe zhvilimin e tij.
Rama tha se Velipoja dhe cdo bregdet tjetër i vendit do të jetë në prioritet e qeverisë së majtë. “Për turizmin do krijojmë një agjensi kombëtare të bregdetit që do të merret me planifikimin dhe zhvillimin e bregdetit, pra të turizmit në të gjithë vijën bregdetare, që do të thotë që nga mbrojtja e bregdetit te planet e zhvillimit tek nxitja e punësimit nëpërmjet turizmit”, tha Rama. Pyetjeve Zgjedhjet 2013Rama takon Erdogan, e njeh me programin e RilindjesTopalli: 160 milionë euro për fshatin Meta: Të ndryshojmë modelin ekonomik të banorëve të zonës Velipojë në lidhje me sistemin e drejtësisë zoti Rama iu përgjigj se vetëm një qeveri e drejtë do të ndryshojë sistemin e drejtësisë. “Për punën e gjykatës dhe prokurorisë, nuk ka drejtësi. Nuk mund të ketë drejtësi. Nuk ta jep gjykatësi atë që nuk ta njeh qeveria. Në një vend që qeveriset me padrejtësi nuk mund të gjesh të drejtën në gjykatë. Drejtësia fillon nga sensi i drejtësisë që ka qeverisja. Nëse ne ndryshojmë frymën e qeverisjes dhe qeverisim me drejtësi atëherë do ndryshojë dhe sistemi i drejtësisë”, shtoi kreu i PS-së. Rama ka premtuar në Velipojë se do të fokusohet shumë fort tek fshati sepse rilindja fillon nga toka, prodhimi dhe ushqimi. “Subvencionet tona do të varen shumë nga format e bashkëpunimit që do të thotë që sa më shumë të bashkohen njerëzit për të zgjeruar tokën që punojnë aq më shumë do të mbështeten. Ne do të fokusohemi shumë fort te fshati nuk ka qenë kurrë prioritet bujqësia dhe blegtoria, ka qenë si xhep falso. Ne do të pesëfishojmë financimin për bujqësinë. Ne do të fokusohemi shumë fort të fshati se unë besoj shumë fort që këtu fillon rilindja te toka, te prodhimi te ushqimi, tek fshati”, tha Rama. / Top Channel