E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Mosnjohja e rezultatit, absurde

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i bëri thirrje Partisë Socialiste të njohë rezultatin e zgjedhjeve duke shtuar se janë absurde pretendimet e tyre duke qënë që vetë ata janë hartuesit e kodit zgjedhor. "I bëj thirrje hartuesve të kodit të ngrihen mbi interesat e tyre personale dhe partiake dhe të nxjerrin përgjegjësitë politike kundrejt qytetarëve" theksoi Meta. Sipas tij hartuesit e kodit nuk mund të largohen nga përgjegjësitë për dështimn. Meta gjithashtu shtoi se koalicioni i ri do të realizojë synimin madhor të shqiptarëve për liberalizimin e vizave ndërsa theksoi se nuk ka negociata për poste sepse kryefjala e koalicionit është integrimi i Shqipërisë në BE dhe liberalizimi i vizave në një të ardhme të shpejtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›