Meta: "Ndahemi" me Serbinë për Kosovën, bashkë për integrimin

Pavarësisht nga dallimet thelbësore për statusin e Kosovës, Shqipëria e Serbia janë të vendosura të bashkëpunojnë në interes reciprok, veçanërisht për integrimin evropian. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Jashtëm Meta në një konferencë për shtyp pas vizitës në Serbi.
Ministri Meta deklaroi se të dyja vendet do të bashkëpunojnë për të përshpejtuar integrimin europian, por nga ana tjetër, në takime me zyrtarë serbë është dukur qartë dallimi sa i përket statusit të Kosovës. Më tej, Meta nënvizoi se e ardhmja e Kosovës është Bashkimi Europian.
Meta tha vizita në luginën e Preshevës do ishte e vështirë për t'u realizuar pa pasur në konsideratë përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë. Zëvendëskryeministri Meta tha se ka pasur probleme lidhur me pakicat, por qeveria është e hapur për të realizuar regjistrimin e popullsisë dhe t'i jape mundësi çdo qytetari që të shprehë përkatësinë etnike."Nëse më parë ka qenë një pakicë e quajtur serbo-malazeze, tani nuk ëshë e drejta ime të përcaktoj identitetin e çdo pakice", shtoi ai.