E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisma për kom. hetimor miratohet në parim

Komisioni i Ligjeve miratoinë parim një projektligj të PS-së. Komisioni ka miratuar projekligjin "Për krijimin e Komisioneve Hetimore".
Deputetët debatuan për rreth 4-orë këtë projektligj, i cili mori në parim miratimin.
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj deklaroi se kërkesa për kutite nuk shkel kushtetutën, pasi ligji themeltar i shtetit e mbron iniciativën e opozitës.

Ndërkohe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali deklaroi se kryetari i opozitës Edi Rama kërkon të marrë kompetencat e prokurorit, duke kujtuar që ishte pikërisht ai që menaxhoi zgjedhjet.
Nismat e PS-së do të diskutohen ditën e nesërme nen për nen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›