E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Në këto zgjedhje kemi komisionerë, ndaj do mbrojmë çdo votë

metaKreu i LSI-së, Ilir Meta, ka qenë gjatë ditës së sotme në Ersekë, ku ka prezantuar kandidatin e kësaj partie, Arben Malo. Meta tha se LSI në këto zgjedhje ka komisionerë, ndaj nuk rrezikon të vidhen votat e saj. Sipas tij, më 23 qershor është koha për të thënë me një pot ë madhe për rotacion.

Ne besojmë te vullneti i qytetarëve shqiptarë për të thënë një po të fortë për rotacionin, ndryshimin më 23 qershor. LSI si asnjëherë tjetër në dy zgjedhjet e kaluara këtë radhë është pjesëmarrëse në të gjitha nivelet e administrimit zgjedhor, që nga komisionerët, që nga numëruesit, që nga KZAZ-të dhe kudo. Është garant jo vetëm për të ruajtur dhe për të mbrojtur votat që jepen për LSI-në, por edhe për të mbrojtur votën e çdo qytetari të Kolonjës dhe të Shqipërisë. LSI do të ketë një përfaqësim më të rëndësishëm në parlamentin e ardhshëm, do të ketë një përfaqësim më të rëndësishëm edhe në qeverisjen e ardhshme, por edhe në atë rajonale dhe ne do të kujdesimi për ju për problemet tuaja për shqetësimet tuaja me atë dashuri që ju po na prisni në Kolonjë, tha Meta.

Duke folur për vendimin për të kaluar në opozitë, Meta tha se, në kohën e duhur ne morëm vendimin e duhur për arsye sepse nuk mund ti ketë të gjitha pushtetet një forcë e vetme politike, aq më tepër një forcë e cila e nuk përbën mazhorancën në Shqipëri prej gati 20 vitesh e vetme, tha ai./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›