E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Berisha nuk na nxorri dot nga politika, nuk do ta bëjë dot as Koço

malajArben Malaj, duke folur gjatë ditës së sotme nga Vlora, ku kandidon si i pavarur, ka thënë se çdo votë e socialistëve duhet të shkojë kundër Berishës, por edhe kundër klientelistëve. Ai tha se Berisha nuk i nxorri dot nga politika(në fakt Berisha u ka hapur derën tre deputetëve socialist) dhe këtë gjë nuk do ta bëjë dot as Koço Kokëdhima.

Sali Berisha nuk na nxori dot nga politika, as Koçot nuk do të na nxjerrin dot. Nuk mund të kalërosh mbi krenarinë vlonjate. Me dashurinë për Vlorën, Sarandën, Delvinën, me detyrimin ndaj njerëzve të mrekullueshëm të çdo familjeje të qarkut të Vlorës, ju bëj thirrje

Së pari të rrisim pjesmarrjen në votime. Të jemi vigjelentë; asnjë votë për Berishën, asnjë votë për klientelistët në listat e kryetarëve. Të votojmë socialistët më të mirë edhe kur ata janë në listat e partive të tjera në koalicion me PS-në, tha Malaj.

Ai është shprehur se kjo nuk është një sfidë personale e tij, ndërkohë që është shprehur se Gjinushi apo Milo e meritonin më shumë se Kokëdhima të ishin pjesë e listës së PS-së.

Unë jam i lumtur që në këtë sfidë, jo personale, kam marrë mbështetjen publike të Fatos Nanos, i cili së bashku me Dritëro Agollin, Servet Pellumbin, Rexhep Meidani, Sabit Brokaj,Moikom Zeqon, Ermelinda Meksin, Pandeli Majkon, Ilir Zelen, Luan Hajdaragën, Bashkim Zenelin, Bardh Agasin dhe shumësocialistë vizionarë e të përkushtuar, e krijuan dhe emodernizuan PS duke bërë atë pjesë të së majtës moderne, europiane dhe botërore.

Për mua Skender Gjinushi dhe Paskal Milo meritojnë të jenë në parlamentin shqiptar si pjesë e historisë dhe suksesit të sëmajtës, disa here më shumë se Koco Kokëdhimat.

Rama është i vetmi kryetar partie që e përdor mandatin e socialistëve kundër socialistëve, u shpreh Malaj./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›