Meta: Ne zgjedhjet e 2013, me ata qe nuk penguan integrimin
Levizja Socialiste per Integrim paralajmeron se do te jete prane koalicionit aktual ne zgjedhjet e vitit 2013, pasi vlereson se kjo force politike, duhet dhe do te bashkepunoje vetem me forcat qe kane si prioritet, integrimin evropian te vendit. Pohimi eshte bere nga z.Ilir Meta, ne nje takim me anetare dhe simpatizante te LSI ne komunen Krutje. Me heret Meta kritikoi ashper qendrimin e z.Rama per statusin duke vleresuar si te papranueshme dhe antishqiptare, strategjine e ndjekur nga kreu socialist per te ndalur per te tretin vit radhazi integrimin e vendit duke mos votuar tre ligjet qe kerkojne tre te pestat e votave ne Kuvend. Ai pohoi se “kokefortesia dhe ethet elektorale po mbajne peng te ardhmen”. Ne kete pike, z.Meta siguron nga Fieri se “LSI eshte e gatshme te bashkepunoje me te gjithe ata qe kane paresore interesat e vendit dhe integrimin evropian”, - duke lene te kuptoje ne kete menyre se do te vazhdoje koalicioni qeverises ku kjo parti ka marre nje te pesten e portofolave ministrore ne kabinetin e Berishes dhe 20 per qind te strukturave drejtuese ne te gjithe vendin.
Ai deklaroi se LSI do te vazhdoje te sillet ne menyre europiane, me shpirtin e saj proeuropian te fuqizoje mesazhin e saj te bashkepunimit, mesazhin e saj te integrimit, mesazhin e saj te modernizimin te shoqerise sone permes pjesemarrjes dhe jo perjashtimit, permes bashkepunimit dhe ndarjeve, permes dashurise dhe jo urrejtjes. “LSI eshte e gatshme te bashkepunoje me te gjithe ata qe kane prioritet gjallerimin dhe jo asfiksimin e sipermarrjes se lire”, - u shpreh z.Meta, pasi kritikoi fort edhe qendrimet e shprehura nga opozita per biznesin e huaj qe nga Rama iu be thirrje para pak ditesh qe te mos marre pjese ne tenderet per privatizime.
Duke folur per ndikimin e klimes politike ne vend, z.Meta tha se perpjekja per te shtrire kete konflikt edhe tek biznesi po demton interesat e vendit. Kurse duke iu referuar deklaratave te kryesocialistit Rama se po te vije PS ne pushtet do te anuloje privatizimet e bera nga qeveria aktuale, theksoi se “gjuha armiqesore qe perdorin keta politikane ndaj biznesit eshte e gabuar”. Ne kete pike ai apeloi se “duhet te ecim me shpejt drejt integrimit duke ngritur ura bashkepunimi dhe jo mure ndarese”.
Meta evidentoi ketu faktin se “qytetaret ndeshen me sfida te veshtira qe kane bejne me perballimin e jeteses se perditshme, me edukimin, me shkollimin e femijeve te tyre dhe keto jane sfidat me te cilat ne merremi dhe do te merremi, sot dhe ne te ardhmen” ndaj dhe vleresoi se eshte e domosdoshme qe “politika te jape mesazhe instruktiveve te cilat e permiresojne klimen e biznesit, inkurajojne sipermarresit dhe biznesmenet per te investuar dhe jo te jape mesazhe hakmarrese dhe konfliktuale sepse perspektiva e mire e nje biznesi nuk do te thote perspektive e mire per nje biznesmen por garanci per te ruajtur dhe per te shtuar vendet e punes, per dhjetera, qindra lushnjare dhe shqiptare”.
Helmi dhe detoksikimi
Ne takimin e zhvilluar dje ne komunen e Krutjes me anetare dhe simpatizante te LSI-se nga zona te ndryshme te Fierit u be dhe anetaresimi i 150 te rinjve ne LSI. Meta tha se e sheh partine qe ai drejton, si nje faktor te domosdoshem te stabilitetit te vendit, dhe sic theksoi ai, nje faktor shume i rendesishem per te detoksikuar klimen politike ne vend. “Ne jemi ndryshe nga ata te cilet perpiqen te helmojne cdo dite qytetaret shqiptare me akuza, me fyerje, qe perpiqen te shfrytezojne cdo tribune, qe nga Parlamenti, e kudo tjeter vetem per te mbjelle urrejtje ndaj njeri-tjetrit.”, - tha z.Meta.