E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Nuk do kandidoj per president, kam kohë 30 vjet për ta menduar

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka hedhur poshtë mundësinë e kandidimit për postin e presidentit, duke nënvizuar se synon një rikandidim dhe rizgjedhje në krye të partisë që ai drejton. 

“Unë duke e mirëkuptuar propozimin e zotit Luan Rama që bëri dje do ta ftoja publikisht megjithesë ja kam bërë dhe privatisht dhe sinqerisht që të kandidojë për kreun e LSI, meqë ka shprehur edhe diferenca sa i takon kësaj force. Kandidimi im është ai për kreun e LSI, ndërsa për rikandidim të mundshëm për postin e presidentin, kemi 30 vjet para për ta cmuar se kur do ishte momenti i përshtatshëm”,- deklaroi Meta. 

Bashkimi votash PS, Meta: Më shumë rëndësi ka interesi kombëtar
Meta pyetjes nëse partia e tij do të votojë një president që vjen nga partia demokratike , iu përgjigj duke thënë se me rëndësi është interesi kombëtar dhe jo interesat partiake.
“Medoj se këndvështrimi partiak është i rëndësishëm për të gjithë aktorët se nuk mund të injorohen interesat e pjeshme, por për vecoritë ku ndodhet vendi, duhet të prevalojë interesi kombëtar, sesa interesi i cdo force të caktuar politike apo cdo individi. Pra për të ndërtuar një proces duhet të vijojë edhe në të ardhmen, se përmenda edhe angazhmet kryesore, por ka dhe shume të tjera, vijueshmëria dhe mbarëvajtja, do varet nga konsesusi edhe pas zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re”,- nënvizoi Meta. 

Koalicionet, Meta: I qëndrojmë marëveshjes më PD
Duke folur për koalicione e mudshme të LSI, Meta the se partia e tij i qëndron marrëveshjes me PD. “Lidhur me këtë cështje më duhet të rikujtoj se Luan Rama ka qenë i qartë që LSI i qëndron marrëveshjes së nënshkruar, për atë cka parashikojnë marrëveshjet”,- tha Meta.

Darka me Ramën, Meta: Po më ftoj i kthej vizitën
Duke u përgjigjur për News24, kreu i LSI sqaroi se darka shumë e përfolur mediatikisht dhe jo vetëm, mes tij dhe kreut të PS, Edi Rama në Gjirin e Lalzit,  ishtë një takim privat dhe jo politik. Meta u shpreh se nëse do të kishte një ftesë për të shkuar në shtëpinë e Ramës do ta pranonte me kënaqësi. 

“Kam dëgjuar fantazi nga më të ndryshme, për një takim që është më shumë i karakterit privat dhe njerëzor dhe jo politik sipas gjyikimit tim.. Është hedhur dyshim pse darka është ngrënë natën, por darka hahet natën jo ditën. E sigurtë se produkte deti kemi ngrënë”,- u shpreh Meta duke qeshur.

“Së dyti, nëse do kishte ftesë për darkë nga Rama me kënaqësi do e pranoja, nuk kam hezitim, se ju e dini edhe pse nuk isha i ftuar në dasëm unë i dërgova buqetën më të bukur”,- u shpreh Meta. 
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Meta: Nuk do kandidoj per president, kam kohë 30 vjet për ta menduar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›