Tiranë, cifti shkon për të blerë unazë, burri e gëlltit, Policia: E ka në bark
TIRANË- Shkojnë me nusen për të blerë unazën, burri gëlltit unazën me vlerë 1 milion lekë të vjetra. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur dje në një argjendari tek ‘Rruga e Durrësit’ në Tiranë.
Burime nga Komisariati numër 3 në kryeqytet bëjnë me dije se kanë qënë kamerat e sigurisë të cilët kanë bërë të mundur zbardhjen e identitetit të autorit, dhe më pas arrestimin e shtetasit Erion Cërriku, 27-vjec.
Nga hetimet paraprake dhe dëshmitë e punonjësit të argjendarisë mësohet se Erioni bashkë me nusen e tij kanë shkuar në argjendari dhe kanë kërkuar unazën më të shtrejtë. Pas disa provave, mashkulli ka gëlltitur unazën me vlerë 1 milonë lekë, për tu larguar me shpejtësi nga vendngjarja, duke kryer në këtë mënyrë vjedhjen më të cuditshme në kryeqytet.
Sipas policisë, pasi autori i vjedhjes ka bërë grafinë ka rezultuar se unaza ndodhet akoma në barkun e 27-vjecarit.
lajmi vijon