E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Nuk do ketë zgjedhje të parakohshme



Nuk do ketë zgjedhje të parakohshme. Kjo ka qenë deklarata e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta, i cili veçse ka theksuar se nuk do ketë hapje të kutive, ka pohuar se zgjedhjet e ardhshme do jenë në 2013-ën. " Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2013, dhe jo më herët. Të gjithë duhet të përgatietn për këtë sfidë në kohën e duhur, ose do lodhen shpejt ", u shpreh ai në një takim me gazetarë.
Meta pohoi se mazhoranca është gati për ngritjen e komisonit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, por gjithçka duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe duke respektuar pavarësinë e Gjykatave. "Mazhoranca është gati për ngritjen e komisonit dhe për t'i dhënë shumicën opozitës . Edhe propozimet e tyre do shqyrtohen sipas të gjitha procedurave të parlamentit që ky komision hetimor të ngrihet dhe të realizojë objektivat që janë kërkuar duke respektuar pavarësinë e gjykatave dhe kushtetutës", vijoi ai.
Sa i përket hyrjes në kuvend të deputetëve socialist, Meta tha se vendimi i tyre ishte pozitiv. Por ai theksoi se nëse ata nuk do hyjnë sërish në Kuvend duke vënë si kusht hapjen e kutive, atëherë ta do të dëshmonin se kanë hyrë në Kuvend që të mos u digjeshin mandatet. " Nëse ata nuk hyjën sërish në Kuvedn do të thotë se kanë ardhur se u digjeshin mandatet.
S'kanë vullnet për të ecur në rrugën e dialogut dhe zgjidhjes së pretendimeve që kanë", theksoi Meta.
Sipas tij, PS po kundërshton institucionet ndërkombëtare për ligjin e demokracisë, si Komisioni i Venecias.
Me trj, zëvendëskryeministri theksoi se ndryshimi i qeverisë është i pamundur, pasi koalicioni qeveritar është i qendrueshëm.
Ministri i Jashtëm pohoi se brenda vitit do arrihet heqja e vizave për shqiptartët. Meta ka vlerësuar punën e institucioneve për përmbushjen e kritereve të udhërrëfyuesit të KE-së për heqjen e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›