Meta: Nuk kam përgatitur draft për zgjidhjen politike

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka hedhur poshtë deklaratat se ka qenë ai një nga politikanët që ka përgatitur një draft- për zgjidhjen politike, që më pas u përmend edhe nga ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch. "është keqinterpretuar angazhimi im për zëvendësimin e grevës me dialog politk për t'i dhënë zgjidhje pretendimeve të opozitës në bazë të transparencës e kushtetutës. Lidhur me përpjekjet për të paraqitur si autor të propozimit në fjalë, personin tim, u them se nuk kam marrë përsipër për të diskutuar për një formulë konkrete, por e kam të qartë nenin përkatës lidhur me administrimin e materialeve zgjedhore", tha ai.
Duke iu referuar nenit Meta tha se " KQZ hap gjithë kutitë e votimit, një pjesë e tyre transferohen në Arkivin e Shtetit dhe fletët e kundërfleët digjen nën monitorimin e KQZ".
Lidhur me divergjenca mes kryesocialistit Rama e kryeministrit Berisha për fletët e votimit, Meta theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje duke lexuar drejt ligjin elektoral.
Ai ka nënvizuar se zgjidhja politike duhet të vijë brenda 2 javëve.Sipas Metës ekziston e gjithë hapësira kushtetuese e ligjore që pretendimet e opozitës të marrin zgjidhje.
Në konferencës për shtyp, duke iu referuar miratimit të rezolutës nga Organizata e Konferencës Islamike për Kosovën, Meta tha se kjo do shtojë njohjet e shtetit të ri. "Rezoluta reflekton progresin e Kosovës pas pavarësisë", tha ai.