Berisha: Gjatë grevës nuk pranova negociata

Kreu i qeverisë Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së i është rikthyer grevës së urisë së PS-së duke deklaruar se gjatë grevës së urisë nuk pranoi negociata duke respektuar ligjet e vendit dhe shtetin ligjor. "Vendimi im përfundimtar ishte të respektojë kundërshtarët që kishin zgjedhur oborrin e kryeministrisë për të protestuar. Për asnjë moment nuk i lejova vetes ndërhyrjen më të vogël në vendimin e drejtueve të opozitës. Gjatë atyre ditëve u bënë përpjekje të shumta e shumëllojta për të bërë zgjidhje të negociueshme. Unë kam qenë i hapur për negociata, në atë periudhë nuk pranova asnjë emisar, asnjë ndërmjetës të vullnetit të mirë. E bëra këtë jo se nuk vlerësoja qellimin e mirë të tyre, por sepse kisha vendosur në emër të interesave të mëdha të respektoja protestën, por edhe ligjet e vendimit tim dhe shtetin ligjor", u shpreh ai.
Sipas Berishës, nuk u zhvillua qoftë edhe një negociatë e vetme, të tjerat janë të pavërteta.
"Në ditën e fundit të kampingut më morën në telefon nga Brukseli ku u njoftova se kryetarët e PPE dhe PSE në PE do na dërgonin një ftesë mua dhe zotit Rama për të diskutuar. Nuk kisha asnjë kusht tjetër veç faktit se për grevën nuk mund të diskutoja. Gjeta mirëkuptimin e plotë të bashkëbiseduesve të mi për qendrimin tim", tha Berisha. Kryeministri pohoi se e këtë nuk e bëri për të diktuar opozitën, por për të respektuar parimin në interes të vendit.
Duke iu referuar hetimit të zgjedhjeve, Berisha tha se opozita të ketë shumicën dhe kryetarin në komisionin hetimor ndërsa nënvizoi se mazhoranca është e gatshme për hetim të materialeve të votimit. " Jemi gati për hetim të materialeve të votimit, pas asnjë paragjykim me kusht të vetëm se asnjë deputeti nuk mund t'i them të shqyrtojë të gjithë materialet. Më duhen 2 vjet të shqyrtoj listat e Tiranës. Ndaj të punojmë me mostra, të gjejmë fromulën e t'i përgjedhim", shtoi ai.
Në fjalën e tij, kryeministri tha se takimi në Strasburg ishte konstruktiv.
Kreu i qeverisë tha se Rama gabon kur thotë se Berisha donte veprime të dhunshme nga opozita gjatë grevës, pasi Berisha e respekton opozitën.