E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Opozita nuk ka vullnet për dialog

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht Ministri i Jashtësm Ilir Meta ka deklaruar se Strasburgu tregoi edhe njëherë dështimin e Partisë Socialiste në politikën e saj destruktive. Në një konferencë për shtyp Meta ka theksuar se me miratimin e rezolutës nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dështoi edhe politika e PS-së siç dështoi edhe përpjekja e saj për të ngrirë kredencialet e delegacionit shqiptar.
Ndërkohë në lidhje me fillimin e dialogut të dy palëve për zgjidhjen e krizës Meta theksoi se ky dialog do të bëhet në bazë të Kushtetutës dhe theksoi edhe njëherë se nuk do të ketë dialog politik në kundërshtim të kësaj kushtetute.
"Ne e kemi përshëndetur rezolutën pasi projekti i ka ofruar opozitës atë që qeveria i ka ofruar me kohë, madje duke u treguar të hapur duke i dhënë shumicën në komisionin parlamentar" theksoi Meta.
Sipas tij opozita e lexon mbrapsht rezolutën dhe nuk ka vullnet për dialog që respekton Kushtetutën e vendit por vendosin kushte për dialogun.
Ndërkohë në lidhje me rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese të paktit detar me Greqinë Meta theksoi se qeveria shqiptare do të respektojë këtë gjykatë duke shtuar se vendimi nuk do të cënojë marrëdhëniet me shtetin fqinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›