E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Opozita t'i drejtohet Kushtetueses ose Venecias për kutitë


Partia Socialiste duhet t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese ose Komisionit të Venecias për çështjen e hapjes së kutive dhe në rast se kërkojnë një hetim profesional të pranojë ngritjen e një taskforce për hetimin e zgjedhjeve. Këto janë alternativat që janë dhënë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta lidhur me hapjen e kutive pas vendimit të Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor. "Mazhoranca ka pranuar t'i japë shumicën dhe drejtimin e Komisionit opozitës. Mazhoranca ka pranuar që për çështjen e hapjes së kutive të merret vendim nga Kushtetuesja. PS t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca ka pranuar t'i drejtohet Komisionit të Venecias, por opozita ka refuzuar.
Berisha ka deklaruar mbështetje për Prokurorinë me fonde që të krijojë një taskforcë për hetimin e problemeve me zgjedhjet", tha Meta.
Lidhur me deklaratën e ambasadorit të OSBE-së, Robert Bosch se Komisioni Hetimor është i padobishëm, ministri Meta tha se nuk ka informacion për këtë deklaratë.
Zëvendëskryeministri theksoi se PS po përpiqet të ndjekë një politike destruktive që synon të prishë imazhin e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›