E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Solidaritet për të kaluar krizën

Besimtarët myslimanë bektashianë kremtojnë sot Ditën e Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.
Kreu i PS-së, Edi Rama ka qenë në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit. " Mendimi në këtë ditë feste shkon tek ata që janë në vështirësi. Sot ka më shumë njerëz në vështirësi se një vit më parë", tha Rama. Kryesocialisti Rama tha se kriza ekonomike po thellohet.
"I uroj të gjithëve mbarësi për të kapërcyer varfërine dhe papunësinë në rritje dhe për t'u bërë solidar në përballimin e një krize ekonomike që thellohet. Gjithçka varet nga ne dhe me ndihmën e Zotit do e kapërcejmë atë ", tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›