Meta PS ti drejtohet kushtetueses

Takimi i radhes ne Elbasan nje takim tipik partie ishte rasti per te motivuar anetaresine ne perspektien e zgjedhjeve te ardhshme lokale. Partner ne qeverisje me te djathtet Ilir Meta u zotua se qeveria do te krijoje me shume vende pune ne nje kohe kur shifrat e papunesise ne vend jane ne raport te zhdrejte me rritjen ekonomike.
Kryetari i LSI-se preku edhe ceshtjen e hetimit te zgjedhjeve qe ka ngecur ne ceshtjen e kutive me fletet e votimit. Sipas Metes Partia Socialiste i ka te tera mundesite per ti kerkuar Gjykates Kushtetuese mendim nese shqyrtimi i fleteve te votimit cenon apo jo vendimin e Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit Tirane. Nese nuk e ben vete gjykata mund te konsultohet me ekspertet e Komisionin te Venecias organ konsultativ i Keshillit te Europes.
Ne nje kohe kur iu duhen vetem 28 firma deputetesh per tiu drejtuar Gjykates Kushtetuese dhe nderkohe qe Evropa ka nje vit qe iu kerkon te ndjekin kete rruge duke respektuar Kushtetuten ata ne vend qe te vene 28 firma qe mund te vihen per 28 sekonda kane nje vit qe bejne thirrje neper Shqiperi duke lodhur dhe mashtruar anetaret dhe simpatizantet e tyre. Ndaj do ti thoja nga Elbasani qe te reflektoje dhe te mos braktise ato vlera dhe parime qe kjo force politike ka pasur dhe ka dhene gjate 2 dekadave. Pasi Shqiperia eshte e te gjitheve Shqiperia nuk eshte nje vend i bllokuar Shqiperia eshte nje vend me te ardhme dhe kjo e ardhme eshte integrimi evropian theksoi Meta.