E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Balla Rendi publik eshte shthurur. Ministri Basha te jape llogari

TIRAN- Partia Socialiste ka akuzuar kreun e Ministrise se Brendshme si pergjegjes per shthurjen e rendit publik ne vend dhe ka kerkuar nga Basha te jape llogari per kete situate.

Gjate nje deklarate per shtyp deputeti Taulant Balla duke u ndalur ne arratisjen e bujshme te te denuarit te rrezikshem Tafili ka theksuar se ky eshte vetem skandali i fundit per te cilin duhet te jape llogari Lulzim Basha.

Ky minister por edhe kolegu i tij ne ministrine e drejtesise duhet te na shpjegojne sesi valle ka mundesi qe dy te burgosur per krime shume te renda sic jane plagosja dhe perfshirja ne vrasjen e zyrtareve te policise marrin leje te vecanta me justifikimin se kane familjare te semure nderkohe qe keta familjare dalin neper media shendoshe e mire.
Ministri Basha duhet te jape llogari per pa-aftesine e punonjesve te policise se burgut qe jane nen varesine e tij te cilet lejuan qe t u shpetoje nga duart nje i burgosur kaq i rrezikshem- tha Balla.

Sipas tij kjo histori e shemtuar per rendin dhe drejtesine ne vend nuk eshte as me shume e as me pak sesa e njejta histori qe ka ndodhur edhe gjate fushates zgjedhore te 28 qershorit 2009 kur kriminele nga me te rrezikshmit ne vend u lane te lire per tu bere pjese e fushates se qeverise Berisha.
Balla e ka quajtur degradim te rrezikshem te situates se rendit dhe kjo sipas tij shpjegohet me faktin se ne krye te Ministrise se Brendshme sot qendron nje njeri si Lulzim Basha qe edhe vete i ka shpetuar perballjes me drejtesine per 230 milione euro vjedhje fale marifeteve procedurale.

Per sa kohe ne krye te ministrise se brendshme shqiptare do te qendroje nje njeri i inkriminuar si Lulzim Basha nje ish-bodyguard i Sali Berishes qe akuzohet nga nje minister i qeverise si drejtuesi i nje rrjeti kontrabande nafte Per sa kohe kjo ministri vazhdon te mbushet me militante qe kane si kualifikim pjesemarrjen ne vjedhjen e votave servilizmin dhe bindjen e verber ndaj pushtetit fatkeqesisht skandale te tilla do te vazhdojne te perseriten- tha Balla.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›