Meta Pengese per nisjen e reformes kreu i PS
Është mbledhur sot Komiteti Drejtues Kombëtar, i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në nisje të së cilit kryetari Ilir Meta ka deklaruar se zgjedhjet e 8 Majit ishin transparente, ndërkohë që e vuri theksin tek nisja e reformës zgjedhore, e penguar sic tha ai nga opozita. Meta i bëri thirrje forcave politike të nisin punën për reformën zgjedhore, duke kontribuar kështu edhe për integrimin e vendit.
“Tashmë kapitulli i zgjedhjeve të 8 Majit është mbyllur dua t’i cilësoj si zgjedhjet me të pastra dhe më të rregullta të zhvilluara ndonjëherë sic janë shprehur edhe ndërkombëtarët. Këto zgjedhje sollën në pah rinisjen e një reforme zgjedhore që t’i japë zgjidhje cdo lloj shqetësimi që vjen nga bërja e përgjysmuar e kodit zgjedhor. Është në interes të forcave politike të bashkëpunojnë duke i dhënë fund diskriminimit të forcave politike. Reforma zgjedhore duhet të kishte filluar menjëherë pas zgjedhjeve të 2009, pengesat kanë qenë nga opozita, kjo është për të ardhur keq. Eshtë e rëndësishme që kjo reformë që kërkohet edhe nga ndërkombëtarët të mos mbetet nga fundi”, bëri me dije Meta.
Meta u shpreh më tej se kjo reformë nuk mund të kushtëzohet me ndryshime kushtetuese, është koha që ajo të bëhet urgjentisht, pasi ndihmon edhe vendin në plotësimin e kritereve të kërkuara nga BE.
“Reforma zgjedhore nuk mund të kushtëzohet me ndryshime kushtetuese, bërja e saj është nevojë urgjente. Ndërsa për ndryshimet kushtetuese nuk duhet të nxitojmë dhe të gabojmë sërish. Ato nuk duhet të bëhen me presione politike”, shtoi Meta.