E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Presionet verbale, jo rrugë për të çuar përpara reformat

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i LSI-së Ilir Meta në një konferencë për shtyp është shprehur në lidhje me negociatat e dialogut duke theksuar se presionet verbale nuk është rruga për të çuar përprara reformat.
Sipas tij është fatkeqësi kur politikanët bien në këtë nivel duke bërë presione verbale. Ai shtoi gjithashtu se maxhoranca do të respektojë Kushtetuën pikë për pikë duke shtuar se kjo maxhorancë është e qetë për të konkretizuar të gjitha reformat.
Gjithashtu Meta theksoi se fatkeqësi për të gjithë ata që vetëpërjashtohen nga ky proces.
"Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kushdo ka të drejtë të mendojë të çfarë të dojë dhe të ëndërrojnë me sy hapur" theksoi Meta

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›