E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet e industrializuara ia falin borxhet Haitit

Pas tërmetit të rëndë në Haiti shtatë vendet më të industrializuara të botës kanë rënë dakort për t'ia falur të gjitha borxhet bilaterale shtetit ishullor.
Këtë e konfirmoi nëpërmjet një deklarate, Grupi G-7, gjatë një takimi në Kanada. Me marrëveshjen e arritur janë menduar borxhet që Haiti i ka marrë direkt vendeve të G-7, përfshirë këtu edhe Gjermaninë.
Nga falja e borxheve nuk bëjnë pjesë kreditë aktuale që Haiti ka marrë nga organizatat ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Haiti edhe para tërmetit ishte vendi më i varfër në botë. Borxhet e marra nga ky vend, arrijnë shumën e një miliard dollarëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›