E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreshnik Qato mposht bindshëm boksierin anglez Scriven

Kreshnik Qato ka fituar bindshëm me pikë ndaj rivalit anglez, Matt Scriven, në ndeshjen e ditës së premte, që u luajt në Londër. Qato, kampioni i botës për versionin ëBF, ka arritur që ta mposhtë Scriven me rezultat të përgjithshëm 60-54 pas 6 raundesh. Në ndeshjen Qato-Scriven kanë qenë të pranishëm me mijëra tifozë shqiptarë të cilët kanë mbështetur boksierin e tyre bashkëkombas. Gjithashtu të pranishëm në këtë eveniment kanë qenë edhe ambasadori i Shqipërisë në Angli dhe homologu i tij, ambasadori i shtetit të Kosovës. Qato është shprehur shumë i emocionuar pas fitores ndaj boksierit anglez, Matt Scriven. Boksieri shqiptar ka pohuar se ka mbetur i impresionuar nga mbështetja dhe nga atmosfera që kanë dhuruar tifozët e pranishëm në ndeshjen e rradhës së fituar nga kampioni i botës për versionin WBF. Gjithashtu Kreshnik Qato ka falenderuar për mbështetjen promotorin e tij, Ylli Ndroqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›