Meta Prioritet fuqizimi ekonomik i gruas

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar pasditen e së hënës konventën e gruas, duke premtuar mbështetje për këtë kategori.
Në fjalën e tij, kryetari Ilir Meta ka dhënë garancinë se gratë që do të zgjidhen deputete do të jenë zëri i grave në Parlament. “Ju falenderoj që keni besuar tek LSI. Gratë do të jenë zëri juaj në Parlament”, ka thënë Meta, duke shtuar se LSI i jep rëndësi fuqizimit ekonomik të gruas. “Gratë punojnë shumë dhe paguhen pak. LSI ka një plan konkret për punësimin, një plan konkret Zgjedhjet 2013Partitë prezantojnë kandidatët dhe programetPS, projektet për Shkodrën Rama: Berisha përçau minoritetin për zhvillimin e turizmit dhe një plan konkret për zhvillimin e biznesit”, ka theksuar ai. “Qytetarët kërkojnë punësim, në një kohë kur situata ekonomike është pesimiste”, është shprehur më tej kryetari i LSI-së. Më herët gjatë pasdites Meta zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit vendas. Gjatë këtij takimi, Meta firmosi me palën tjetër një marrëveshje bashkëpunimi, që LSI pretendon se do të realizohet me qeverinë e re pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Kryetari i LSI-së ishte i shoqëruar në këtë takim me bashkëpunëtorët e tij, ekspertë të ekonomisë, të cilët prezantuan disa nga lehtësitë që do të ofrojnë për këtë kategori. Vetë Meta deklaroi se mbështetja për biznesin do të thotë mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e ekonomisë. Meta: Punësimi, prioriteti ynë Punësimi do të jetë prioriteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha kreu i kesaj force Ilir Meta ne nje takim ne qytetin e Sarandes. "LSI e kërkon mbështetjen tuaj në 23 qershor, sepse LSI ka një program të qartë, në radhë të parë për punësimin. Të gjitha politikat e LSI-së synojnë në nxitjen dhe rritjen e punësimit, që nga politika në fushën e arsimit që synon rritjen e arsimit profesional", tha Meta. Per zotin Meta deshtimet e qeverisjes aktuale do te tejkalohen pas 23 qershorit, kur do te nise siç tha ai nje periudhe e re zhvillimi per vendin. "Ne do të ulim TVSH-në për shërbimet turistike në 10 për qind, në mënyrë që të konkurrojmë më mirë me vendet e tjera të rajonit", tha Meta. / Top Channel